U raportua sikur e sulmoi ariu, 53-vjeçari Urim Fiku dyshohet se është vrarë me armë zjarri

09:43, 04/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Hetimet për vdekjen e 53-vjeçarit Urim Fiku në malin e Bulqizës kanë marrë një tjetër drejtim, pasi ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar shenja që ngrenë dyshime për një vrasje me armë zjarri.

Viktima u gjet i pajetë ditën e djeshme, ndërsa fillimisht dyshohej se mund të ishte sulmuar nga kafshë të egra.

Pas transportimit të trupit në Tiranë për ekzaminime mjeko-ligjore, dyshohet se në pjesën e gjoksit është konstatuar një plagë e shkaktuar nga arma e zjarrit, si dhe një predhë plumbi.

Ky konstatim ka ndryshuar drejtimin e hetimeve, duke e orientuar grupin hetimor drejt pistës së një ngjarjeje kriminale.

Prokuroria dhe grupi hetimor po vijojnë veprimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes së 53-vjeçarit, për të përcaktuar shkakun e saj dhe për të hedhur dritë mbi dyshimet për një vrasje të mundshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco