Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 01:50 të natës në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur në një ambient parkimi (garazh), pranë zonës së njohur si “Mileniumi”, ku dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit me inicialet A. N.