Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

Aktualitet | 6 minuta më parë

Një 18-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike kanabis në doza, kryesisht në afërsi të shkollave.

Policia bën me dije se arrestimi i të riut, banues në Ishull Lezhë, u bë në kuadër të operacionit të koduar “Impuls”, të zhvilluar në zbatim të planit operacional “Shkolla të pastra”, që synon parandalimin dhe goditjen e shitjes së lëndëve narkotike pranë institucioneve arsimore.

18-vjeçari, me inicialet K. P., u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë. Gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza kanabisi të gatshme për shitje, ndërsa doza të tjera u zbuluan edhe gjatë kontrollit në banesën e tij.

Në total, autoritetet sekuestruan 83 doza kanabis, si dhe një celular.

Nga hetimet paraprake dyshohet se i riu e ushtronte këtë veprimtari në qytetin e Lezhës, kryesisht në zonat pranë shkollave.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme