Arsenal merr lajmin e shumëpritur, Saliba rikthehet në stërvitje me grupin pas më shumë se 3 muajsh

5 Nëntor 2026
6:10
Telesport
back button

William Saliba është rikthyer në stërvitjen e plotë me Arsenal këtë javë. Kanë kaluar tre muaj e gjysmë nga paraqitja e tij e fundit, e cila ndodhi gjatë gjysmëfinales së Kupës së Botës, ndërsa luante për Francën.

Saliba kishte mbetur jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në shpinë, i cili, ndonëse nuk kërkonte ndërhyrje kirurgjikale, e bëri të domosdoshëm një periudhë të gjatë rehabilitimi.

Mbrojtësi qendror i “topçinjve” mori pjesë në një seancë stërvitore të martën, në prag të ndeshjes së Arsenal kundër Slavia Praga në Champions League. Ky rikthim është një lajm i mirë për trajnerin Mikel Arteta.

Objektivi është që ai të luajë pas dy javësh, pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit