Vijon sorollatja e Veliajt, zhvendoset nga sektori i paraburgimit në atë spitalor
Erion Veliaj është transferuar nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor të burgut të Fierit, ku ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë. Lëvizja është kryer brenda të njëjtit institucion të vuajtjes së dënimit.
Deri në këto momente nuk ka një informacion zyrtar mbi arsyet që kanë çuar në këtë zhvendosje dhe nëse ajo lidhet me ndonjë shqetësim shëndetësor të kryebashkiakut të Tiranës.
Një tjetër element që mbetet për t’u sqaruar është nëse transferimi ka ndonjë lidhje me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, në burgun e Fierit.
Për momentin nuk ka të dhëna që të konfirmojnë një lidhje mes dy zhvillimeve, ndërsa rrethanat e lëvizjes së Veliajt drejt sektorit spitalor mbeten të paqarta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



