Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kryebashkiaku Erion Veliaj zhvendoset te spitali i burgut të Fierit, shkak fraktura që ka në këmbë

    Humbja e Trumpit në zgjedhjet e mesit të mandatit, skenarët që mund të ndryshojnë marrëdhëniet me Evropën

    Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë aeroportit ‘Nënë Tereza’, simulohet dalja e një avioni jashtë pistës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Shiste drogë pranë shkollave, arrestohet 18-vjeçari në Lezhë. Sekuestrohen 83 doza kanabis (EMRI)
    Të tjera

    Shiste drogë pranë shkollave, arrestohet 18-vjeçari në Lezhë. Sekuestrohen 83 doza kanabis (EMRI)

    November 4, 2026
    Shiste drogë pranë shkollave, arrestohet 18-vjeçari në Lezhë. Sekuestrohen 83 doza kanabis (EMRI)

    Policia ka goditur një tjetër rast, të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave. Në pranga ka rënë Klevis Paplekaj, 18-vjeç banues në Ishull Lezhë.

    Gjatë kontrollit fizik të riut iu gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, gati për shitje.

    Ndërkohë në banesë iu gjetën doza të tjera të kësaj lënde, gati për shitje. 

    Blutë sekuestruan 83 doza dhe telefonin e 18-vjeçarit.

    Njoftimi i policisë:

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale për Hetimin, të DVP Lezhë, në zbatim të planit operacional “Shkolla të pastra”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Impuls”. 

    Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi K. P., 18 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

    Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, gati për shitje. Në vijim, gjatë kontrollit në banesë iu gjetën doza të tjera të kësaj lënde, gati për shitje.   

    Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas shiste doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa në qytetin e Lezhës, kryesisht në afërsi të shkollave.  

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 83 doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 1 celular.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

    18-vjeçari i arrestuar 83 doza kanabis arrestim në Lezhë drogë pranë shkollave kanabis në Shqipëri lëndë narkotike Lezhë lufta kundër drogës policia e Lezhës shitje kanabisi shpërndarje narkotikësh Siguria në shkolla trafik droge
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kryebashkiaku Erion Veliaj zhvendoset te spitali i burgut të Fierit, shkak fraktura që ka në këmbë

    November 4, 2026

    Humbja e Trumpit në zgjedhjet e mesit të mandatit, skenarët që mund të ndryshojnë marrëdhëniet me Evropën

    November 4, 2026

    Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë aeroportit ‘Nënë Tereza’, simulohet dalja e një avioni jashtë pistës

    November 4, 2026

    Shiste drogë pranë shkollave, arrestohet 18-vjeçari në Lezhë. Sekuestrohen 83 doza kanabis (EMRI)

    November 4, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.