90 minuta pa flokë! Futbollistit i fluturon parukja gjatë ndeshjes
Një episod tejet i pazakontë ka tërhequr vëmendjen në futbollin amator brazilian, ku protagonist ishte sulmuesi Dudu, i skuadrës Divinéia.
Ngjarja ndodhi gjatë përballjes me Arroion, e vlefshme për Kampionatin Komunal të Imbitubas, në shtetin e Santa Catarinës. Në minutën e 81-të, teksa po tentonte të devijonte me kokë një top të gjatë të dërguar nga portieri kundërshtar, futbollistit iu shkëput proteza e flokëve dhe përfundoi në fushë.

Pasi e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, Dudu u përkul për ta marrë dhe tentoi disa herë ta vendoste sërish në kokë, por pa sukses. Kështu, sulmuesi vendosi të vazhdonte ndeshjen duke e mbajtur paruken në dorën e majtë, pa u larguar nga loja.
Ironia e situatës është se ndeshja përfundoi në barazim 1-1, por vëmendjen më të madhe nuk e mori rezultati, por episodi i pazakontë i sulmuesit brazilian. Pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u bënë virale edhe jashtë Brazilit.





