Porto kërkon të thyejë traditën ndaj Napolit, 186 përballje dhe një dominim italian Një tragjedi që ka lënë shenjën. Vdekja tragjike e Jesus de Miguel, sulmuesit 30 vjeçar të Tenerifes ka prekur shumë prej kolegëve të tij. Dhe në ndeshjet e së martës të raundit të katërt të Ligës së Kampioneve, pati hapësira për homazhe dhe kujtime.
Duke nisur nga Fabian Ruiz, autor i një dygolëshi në fitoren tenistike të PSG ndaj Villarrealit. Futbollisti spanjoll, pas golit të parë formoi numrin 9 me duar, numri që mbahej nga de Miguel, ndërsa pas golit të dytë i ngriti duart drejt qiellit.
Edhe Raphinha te Barcelona, autor i një dygolëshi ndaj Aston Villas duke u shpallur MVP, u trondit nga lajmi i hidhur. ‘Dua t’i shprehh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së Jesus-tha Raphinha-nuk me duket se është dita e duhur për të folur për futboll. Është shumë e vështirë. Zbret në fushë për të luajtur një ndeshje dhe e njëjta gjë mund të të ndodhë edhe ty. Për mua, sinqerisht, ishte shumë e vështirë. Me t’u zgjuar, fola me bashkëshorten time në mëngjes, pasi mësova lajmin. I thashë që ndihesha i trishtuar. Ishte një futbollist i moshës sime. Nuk e di nëse është kjo arsyeja për të cilën ky lajm më tronditi më shumë, por nuk kalova një ditë të mirë’.
Top Channel