“Ulja e TVSH-së për produktet e shportës”, Malaj: Po shqyrtojmë një bord të përhershëm transparence

4 Nëntor 2026 | 11:54

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi në Komisionin e Ekonomisë se do të ketë monitorim të shtuar edhe për produktet ushqimore, në kuadër të uljes së TVSH-së. Ndërkohë, theksoi se qeveria po shqyrton ngritjen e një bordi permanent të transparencës dhe përdorimin e teknologjisë, përmes sistemit “Price Watch”, për të ndjekur çmimet nga importi deri te konsumatori final.

Gjatë diskutimit, Malaj bëri me dije se të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë 8.7% më të larta se pritshmëritë për vitin 2026. Sipas tij, në rritjen e të ardhurave kanë ndikuar rritja ekonomike, indeksimi dhe zbatimi i masave fiskale, ndërsa efekti i kursit të këmbimit ka qenë i vogël, në masën 7-10%.

“Rritja e TVSH-së standarde mundohet të kompensojë uljen e TVSH-së që ne do të bëjmë për produktet e shportës, dhe nuk e mbulon plotësisht. Rritja e TVSH-së në 21% sjellë 10.6 miliardë lekë në buxhet, dhe nga ulja e TVSH për ushqimet, humbja është 12.8 miliardë lekë.

Ulja e TVSH-së, qeveria po punon me mekanizma të caktuar për mënyrën e monitorimit. Ka disa mekanizma monitorimi të tregjeve oligopol, siç është ai i hidrokarbureve, që do të ketë për reflektimin e uljes së taksës së qarkullimit. Po shohim mundësinë nëse do të ketë edhe bord transparence permanent. Po shohim mundësinë e teknologjisë së informacionit, si Price Watch, për të parë rrugën e çmimit nga importi deri te konsumatori final.

Të ardhurat nga tatimet dhe doganat, 8.7% më shumë se të ardhurat e pritshme në 2026. Kontributet e sigurimeve, 210.3 mld lekë. Efekti i rritjes ekonomike, efekti nga indeksimi, efekti i zbatimit të masave fiskale, efektet e masave fiskale, implementimi i strategjisë afatmesme.

Për vitin 2026, ndikim ka pasur rritja ekonomike. Efektet e kursit të këmbimit kanë ndikim të vogël, nga 7-10%”, u shpreh Malaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të kalonte 1 kg kokainë nga Mali i Zi në Shqipëri, arrestohet 56-vjeçari në pikën kufitare të Muriqanit

Një 56-vjeçar është vënë në pranga këtë të mërkurë në pikën kufitare të Muriqanit, pasi tentoi të fuste me makinë në Shqipëri 1 kilogram lëndë...
14:08 | 04/11/2026

Apeli i GJKKO lë në fuqi “arrestin në shtëpi” për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. Sipas avokatit...
14:07 | 04/11/2026

SHBA investon mbi 40 milionë dollarë për sigurinë kibernetike të Shqipërisë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë të ditur këtë të mërkurë se SHBA-ja ka investuar më shumë se 40 milionë dollarë për të forcuar...
13:56 | 04/11/2026