Demokrati Abdul El-Sayed ka fituar garën për një vend në Senatin amerikan në shtetin e Michiganit, duke mposhtur kandidatin republikan Mike Rogers. Me këtë rezultat, ai pritet të bëhet senatori i parë mysliman në historinë e Shteteve të Bashkuara. “Michigan, ia dolëm!”, deklaroi El-Sayed gjatë fjalimit të fitores.
Gjatë fjalimit, ai nuk la pa thumbuar as zëvendëspresidentin amerikan J.D. Vance, duke iu drejtuar me një shprehje arabe: “J.D., habibi im, ka një ironi të këndshme në faktin se je i detyruar nga Kushtetuta të më votosh në janar”. Deklarata e tij u prit si një mesazh ironik në prag të ceremonisë së betimit.
El-Sayed, mjek me profesion dhe ish-drejtor i shërbimeve të shëndetit publik në Detroit dhe qarkun Wayne, zhvilloi një fushatë të përqendruar te kujdesi shëndetësor. Gjatë garës, ai u përball edhe me kritika për besimin e tij mysliman, si dhe me polemika për qëndrimet ndaj Izraelit dhe luftës në Gaza.