Rritja e çmimeve pritet të sjellë akoma më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit gjatë vitit 2027. Sipas Ministrisë së Financave, vetëm efekti i inflacionit do të gjenerojë rreth 58 milionë euro shtesë nga tatimet dhe doganat, kryesisht përmes TVSH-së. Për pasojë, kur çmimet rriten, qytetarët paguajnë më shumë tatim për të njëjtat blerje, edhe nëse nuk konsumojnë më shumë. Kështu, inflacioni rëndon buxhetin e familjeve, por nga ana tjetër rrit të ardhurat e shtetit.