Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike po diskuton këtë të mërkurë, mbledhjen e radhës, ku në fokus do të jetë shqyrtimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2027”. Në kuadër të diskutimeve për buxhetin e vitit të ardhshëm, komisioni do të zhvillojë seanca dëgjimore me disa institucione të rëndësishme të drejtësisë dhe administratës publike.