Leon Avdullahu, mesfushori i Kombëtares së Kosovës, mund të hedhë një hap të rëndësishëm në karrierë verën e vitit të ardhshëm.
Sajti “fussballtransfer” raportoi të mërkurën se Atletico Madridi, skuadër e La Ligës, është interesuar për lojtarin e Hoffenheimit.
Të lidhura
None found
Sipas mediumit të specializuar për transferime, trajneri Diego Simeone u ka kërkuar drejtuesve të Atleticos të hapin bisedimet me Hoffenheimin për transferimin e Avdullahut.
Mediumi gjerman shkruan se gjatë verës për të kishin shfaqur interesim edhe disa skuadra të tjera spanjolle, por Hoffenheimi nuk e lejoi largimin e tij, me synimin për ta mbajtur të paktën edhe një vit. Avdullahu është lojtar kyç për klubin gjerman, i cili e bleu nga Baseli në vitin 2025 për tetë milionë euro.
Mesfushori 22-vjeçar ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2031. Në sezonin aktual, ai ka realizuar 1 gol në 13 paraqitje në të gjitha garat.




