Shkoi vetë deri në oborrin e banesës, detaje të reja për vdekjen e Urim Fikut në Bulqizë, i biri mbahet në polici
Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vdekjen e 62-vjeçarit Urim Fiku në Bulqizë, ngjarje e cila fillimisht u raportua si sulm nga një ari, por që tashmë po hetohet si vrasje.
Sipas informacioneve të fundit, viktima është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij, ku kishte mbërritur i vetëm, ku ndërroi jetë pak më vonë. Ndërkohë, djali i 62-vjeçarit vijon të jetë i shoqëruar në ambientet e Policisë, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nga ekspertiza mjekoligjore, në trupin e viktimës është konstatuar një shenjë plumbi në zonën e gjoksit, ç’ka ka ngritur dyshimet se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.
Megjithatë, deri në këto momente nuk ka një pistë konkrete për mënyrën se si ka ndodhur ngjarja dhe rrethanat që çuan në vdekjen e 62-vjeçarit.
Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen, ndërsa priten rezultatet e mëtejshme të ekspertizës dhe veprimet hetimore.
/vizionplus.tv




