Kos: Shqipëria përparim drejt BE-së, synimi për mbylljen e negociatave në vitin 2027 mbetet i arritshëm
Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, vlerësoi përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke theksuar se vendi ka arritur të mbyllë përkohësisht katër kapituj negociues.
Gjatë fjalës së saj në Parlamentin Europian, Kos u shpreh se Shqipëria duhet të ruajë ritmin e reformave dhe të vijojë përpjekjet për të përmbushur objektivin e mbylljes së negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.
Ajo nënvizoi se vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet sundimit të ligjit, pavarësisë së gjyqësorit, lirisë së medias, mbrojtjes së të drejtave themelore dhe çështjeve mjedisore.
“Shqipëria vazhdon të bëjë përparim drejt anëtarësimit në BE. Gjatë periudhës raportuese, ajo hapi grupin e fundit të mbetur, përmbushi standardet e përkohshme në kapitujt e sundimit të ligjit, duke hapur rrugën për mbylljen e përkohshme të katër kapitujve. Tani nevojiten përpjekje të vazhdueshme në të gjithë kapitujt e mbetur. Arritja e objektivit ambicioz, por të arritshëm të Shqipërisë për të përfunduar negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027 kërkon ruajtjen e vrullit të reformave dhe nxitjen e dialogut politik gjithëpërfshirës. Ruajtja e vrullit do të kërkojë zbatim të shpejtë të reformave me cilësi të lartë që lidhen me BE-në.
Në qendër të çdo përpjekjeje për reforma duhet të jenë sundimi i ligjit, një gjyqësor i pavarur, liria e medias dhe mbrojtja e të drejtave themelore. Përparimi në çështjet mjedisore duhet të jetë gjithashtu një përparësi. Këto çështje kanë rëndësi jo vetëm për anëtarësimin në BE, por edhe për shoqërinë shqiptare dhe jetën e përditshme të qytetarëve”, tha ajo.
8 të lënduar nga shpërthimi në Elbasan, mes tyre edhe një fëmijë! Ministria e Shëndetësisë jep detaje
Shpërthimi në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja! 8 persona të asfiksuar në spital
Goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike në Tiranë, vihen pranga dy persona
- 16:30 Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave
- 16:24 “Mësuesi” që rrëzoi bastionin e Trump në Teksas: Si e fitoi James Talarico garën pavarësisht milionave të Musk
- 16:21 8 të lënduar nga shpërthimi në Elbasan, mes tyre edhe një fëmijë! Ministria e Shëndetësisë jep detaje
- 16:17 Dialogu në ngërç, çfarë kartash ka ende BE-ja?
- 16:07 Trafik armësh lufte të destinuara për organizatat kriminale, policia spanjolle arreston tre persona në Sevilje
- 15:56 Shpërthimi në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja! 8 persona të asfiksuar në spital