Dida vlerëson Maignan: Pritje e jashtëzakonshme në derbi, Amorim mund të bëjë shumë mirë te Milani”

4 Nëntor 2026
13:36
Alfred Lleshi
back button

Fitorja në derbin ndaj Interit i ka rikthyer entuziazmin Milanit. Një meritë të veçantë pati edhe Mike Maignan, me pritjen spektakolare ndaj Spence. Ish-portieri kuqezi, Nelson Dida, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, vlerësoi francezin dhe paraqitjen e skuadrës kuqezi: “Ishte një pritje e pabesueshme, vërtet e çmendur. Kjo tregon se Maignan është gjithmonë i vëmendshëm dhe i përqendruar”.

Për titullin kampion, Dida kërkon kujdes: “Milani duhet fillimisht të gjejë ritmin e lojës dhe të fitojë kontroll gjithnjë e më të madh mbi ndeshjet. Fituam një derbi, por ka ende shumë rrugë për të bërë”.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e “Europa League”, ku Milani duhet të synojë maksimumin, në respekt të historisë dhe 7 Champions League të fituara.

Dida shprehu besim edhe për trajnerin Ruben Amorim: “Është një njeri i mrekullueshëm, një trajner i ri me përvoja të rëndësishme dhe dëshirë të jashtëzakonshme për të fituar. Besoj se mund të bëjë shumë mirë këtu. Ka guxim, beson në aftësitë e tij dhe e di se mund t’i japë shumë kësaj skuadre”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit