Sociale
Tentoi të fuste 1 kg kokainë në Shqipëri, arrestohet 56-vjeçari në Muriqan
Një 56-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit, pasi tentoi të fuste në Shqipëri mbi 1 kilogram kokainë. Në pranga ka rënë Arben Hysaj, banues në Durrës.
Sipas Policisë, automjeti tip “Renault”, që drejtohej nga Hysaj, u përzgjodh për kontroll të detajuar në vijën e dytë, bazuar në analizën e riskut nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe autoritetet doganore.
Gjatë kontrollit, brenda një çante në automjet u gjet një pako me mbi 1 kilogram lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Në vijim, 56-vjeçari u arrestua, ndërsa droga dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




