Eurodeputetja Ilaria Salis ka ngritur alarmin në Parlamentin Europian për situatën politike në Shqipëri dhe represionin ndaj të rinjve që po protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
Gjatë diskutimit për progresraportin e Shqipërisë, Salis kërkoi që institucionet europiane të mos mbyllin sytë përballë revoltës së të rinjve, të cilët po kërkojnë një vend pa korrupsion, ku të kenë mundësi të studiojnë, të punojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen me dinjitet.
Eurodeputetja akuzoi qeverinë shqiptare se, në vend që t'u përgjigjet kërkesave të protestuesve, ka zgjedhur dhunën, gazin lotsjellës dhe represionin. Ajo ngriti gjithashtu shqetësimin për propozimin që protestuesit të përballen me gjoba deri në 5 mijë euro, duke paralajmëruar se të rinjtë shqiptarë nuk duhet të lihen vetëm përballë kësaj situate.
Eurodeputetja Ilaria Salis: Një Shqipëri ka shumë zëra që nuk janë dëgjuar. Të rinjtë që kanë dalë në rrugë duke kërkuar një Shqipëri të lirë pa korrupsionm, ku ata mund të studiojnë e punojë me dinjitet. Këta njerëz përfaqësojnë pjesën e Shqipërisë që bëjnë fushatë për të mbrojtur Shqipërinë me një mesazh të fortë, Shqipëria nuk është për shitje, por qeveria në vend që ti dëgjojë ka zgjedhur represionim, gazin lotsjellës duke abuzuar me pushtetin.
Tani propozimi ka ardhur që protestuesit të paguajnë gjoba deri në 5 mijë euro. Të mos i lemë këta të rinj vetë, lufta e tyre është lufta e juaj. Situata duhet të përmirësohet, pra ti dëgjojmë zërat e protestuesve në Shqipëri dhe ti japim atyre hapësirë.
© SYRI.net
VIDEO/ Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'!
Studentët në protestë për të 23-ën ditë radhazi, marshojnë drejt Ekonomikut: Rama jepe dorëheqjen
Paketa fiskale godet shqiptarët/ Bozdo: Rrit TVSH-në, dividendin, kostot e biznesit dhe taksat e makinave deri në 6 herë