Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për autoritetet shqiptare gjatë prezantimit të progresraportit për vendet kandidate, duke vënë theksin te rëndësia e garantimit të lirisë së medias dhe pavarësisë së gjyqësorit.
Ajo nënvizoi se këto standarde nuk janë thjesht kushte për avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, por kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve dhe funksionimin e demokracisë në vend.
Përveç forcimit të shtetit të së drejtës, pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe lirisë së medias, ajo veçoi edhe çështjet mjedisore, ndërsa nënvizoi se përfshirja e shoqërisë në këtë proces është thelbësore për suksesin e tij.
Kos: Shqipëria ka treguar angazhim për procesin e integrimit. Janë bërë disa reforma. Shqipëria ka mbyllur 4 kapituj dhe po synon të mbylle edhe kapituj të tjerë. Do të duhet të shohim progres në fusha kryesore. Kjo është e rëndësishëm për Shqipërinë të përmbushë synimet për të mbyllur negociatat deri në 2027.
Shteti ligjor dhe gjyqësori i pavarur, media e lirë janë me rëndësi, çështjet e mjedisit janë prioritet. Këto janë jo vetë për integrimin, por edhe për shqiptarët dhe jetën e tyre. Përfshirja e shoqërisë është jetike për të siguruar një proces të suksesshëm.
© SYRI.net