AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Policia gjobit edhe 36 protestues të tjerë për bllokim rruge

Për të dytën ditë radhazi, Policia e Shtetit ka gjobitur dhjetra protestues me 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës gjatë protestës së të martës duke u bazua në aktin normativ të qeverisë “Rama”.

Edmond HoxhajEdmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
whatsapp image 2026 11 02 at 3.01.44 pm
Protesta e studentëve përpara Këshillit të Ministrave | Foto: LSA

Policia e Tiranës njoftoi të mërkurën se kishte gjobitur 36 protestues të tjerë me nga 5 mijë lekë secili për pjesmarrje në protestën e së martës. Sipas policisë, masat administrative janë vendosur pasi, gjatë tubimit të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit, 36 protestuesit kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor. Në njoftim thuhet se 36 protestuesit ndaj të cilëve është vendosur masa administrative, nuk u janë bindur thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë për lirimin e rrugës.  Një ditë më parë, policia bëri me dije se kishte gjobitur 16 protestues të tjerë për të njëjtat arsye, po me nga 5 mijë lekë.

Sipas policisë, gjobat bazohen në aktin normative nr.5 të datës 28 tetor 2026, ku parashikohet një gjobë prej 5 mijë lekësh kur bllokimi i një rruge gjatë një tubimi pengon qarkullimin e mjeteve. Për mosbindjen ndaj një urdhri për ndërprerjen dhe shpërndarjen e tubimit, akti parashikon gjoba të veçanta.

Një grup organizatash të shoqërisë civile i kanë kërkuar Kuvendit të Shqipërisë të bllokojë zbatimin e paketës së qeverisë kundër tubimeve, duke e cilësuar atë të paargumentuar dhe në cenim të lirive dhe të drejtave kushtetuese të qytetarëve.

Demonstratat, të cilat u paraprinë nga mbi katër muaj protestash kryesisht paqësore, janë shoqëruar me përleshje, dëmtime të pronës publike dhe private, përdorim të gazit lotsjellës, topave të ujit dhe plumbave të gomës nga policia, si dhe me arrestime të shumta.

Policia ka raportuar për efektivë të plagosur dhe dëmtime të institucioneve, ndërsa organizatat e të drejtave të njeriut dhe të medias kanë ngritur shqetësime për proporcionalitetin e përdorimit të forcës.

Etiketa: Akti normativGjoba administrativePolicia e ShtetitProtestat studentore
whatsapp image 2026 11 02 at 3.01.44 pm

Policia gjobit edhe 36 protestues të tjerë për bllokim rruge

15:35 | 04/11/2026
rama dhe veliaj

Konflikti Rama-Veliaj: Kërkohet hetim i pavarur i pretendimeve nga SPAK

07:30 | 04/11/2026
mbledhja e gjyqtareve xhemali

KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë, po ku do t’i gjejë ata?

18:17 | 03/11/2026
veliaj ne gjykate

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

15:34 | 03/11/2026
photo 2026 10 15 12 57 04

Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë

15:00 | 03/11/2026
Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij

Përplasja me Ramën, Veliaj kërkon hetim në Gjykatën e Posaçme

13:29 | 03/11/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.