Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Veliaj sërish shkruan nga burgu i Fierit, zbardh gjithë bisedën me Toni Gogun

04/11/2026
Veliaj publikon letrën për takimin me Toni Gogun në burg: Rama më kërkoi t’ia dorëzoj Bashkinë Arbër Hajdarit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Erion Veliaj ka publikuar një tjetër reagim nga qelia e burgut të Fierit, në vijim të takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, të cilin e akuzon se i ka përcjellë mesazhe në emër të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim të gjatë, të ndarë në disa pjesë, Veliaj u përgjigjet pretendimeve për përfshirjen e tij në protestat e “Flamingove” dhe ato studentore, si dhe kërkesës për të deleguar drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

“Nuk jam organizator e financues as i Flamingove, as studentëve. Këto janë gjepura si në kohë të Enverit! Ku është katandis shteti, gjeti armikun e brendshëm”, shkruan Veliaj.

Ai mohon gjithashtu se mund të organizojë protesta nga burgu dhe thotë se nuk do të tërhiqet përballë presioneve që pretendon se po i bëhen.

“Nuk i organizoj protestat, po as nuk më intimidon dot me këto sajesa që i përbuz me neveri. Jo këtu, po në Spaç të më çoni 100 vjet nuk më përkulni dot”, shprehet ai.

Veliaj kundërshton edhe idenë e delegimit të Bashkisë së Tiranës, duke kujtuar se mandati i është dhënë nga Gjykata Kushtetuese dhe qytetarët me 160 mijë vota.

Ai kritikon periudhën kur, sipas tij, drejtimi i bashkisë ishte deleguar për 18 muaj, duke pretenduar se gjatë asaj kohe nuk u hapën shkolla, nuk u mbollën pemë dhe nuk u realizuan investime të reja.

“Ndaj hajt ta promovojmë Arbrin, s’është djalë i keq, por delegimin nuk e bëj më”, shkruan Veliaj, duke iu referuar Arbër Hajdarit.

Në pjesën e fundit të reagimit, kryebashkiaku i Tiranës flet edhe për marrëdhënien me avokatin Plarent Ndreca, duke thënë se gjatë 20 muajve nuk i është lejuar të kishte këshilltarë të tjerë. Veliaj tregon se takimi përfundoi në mesnatë dhe se më pas u rikthye në qeli me paterica.

LETRA E PLOTË/ Përgjigjet e mia: TG

1 – Transferim si “nder” + protestat

Sponsorizuar
  • E kuptoj që je veç lajmësi, jo autori – s’të vë faj ty, mbetesh miku im, pavarësisht rolit.
  • Turp që KM merret vetë me internimet.
  • Nëse R. mendon se duke më larguar dhe izoluar nga familja bëhet i madh – he belittles himself – dhe gardianët në burgje e tallin.
  • Bëtë goditje të madhe, për të dalë kaq të vegjël, pity.
  • Më çoni dhe në Spaç po deshët, nuk përkulem e nuk shantazhohem.
  • Çfarë “nderi” duhet t’i njoh KM? Që negocion me prokurorët për sa akuza do kem e sa vite do marr?
  • Ç’a dmth hera e fundit si baba? Kërcënim?
  • Kjo e prok që thua “duan të më hanë të gjallë, e më duan të vdekur” është turp për ju që bëni këto muhabete
  • Nuk jam organizator e financues as i Flamingove, as studentëve – këto janë gjepura si në kohë të Enverit! Ku është katandis shteti, gjeti armikun e brendshëm
  • Kur ruaja unë Tiranën nga dhuna 54 javë digjej bashkia s’ju akuzoja ju dhe pse digjej BT me molotovë e s’lëvizi gishtin kush.
  • Si mund të rrëzoj rendin kushtetues nga burgu? A jeni në vete apo e thoni të qetësohet KM? I kuptoni fjalët që thoni? Ju paska thënë dhe terrorizëm! HAHA
  • Unë nuk i bie shtëpisë sime me gurë. PS jo e jo, po flas Tiranën. Jam marrë me çdo semafor, pllakë në shesh, sinjalistikë etj. më dhemb më shumë se të gjithë ju bashkia.
  • Po ju s’keni nga ta dini, keni një qeveri ku asnjë ministër s’ka bërë një ditë opozitë.
  • Unë isha aty në 21 janar, aty për grevën e urisë, aty në “28 janar” (e di KM sh mirë), e verën 2011 me R e lanë të gjithë vetëm.
  • Ku ishin këta sot ministra? Ndaj e kanë kollaj ta gjënjejnë e helmojnë, me “armiq të brendshëm” se s’kanë as memorie, sillen si palaçot tek “rrobat e mbretit”
  • Bëra dy postime politike vetëm – 1 për Hashën dhe UÇK + 1 për Vuçiçin. Nuk flisni me mua 20 muaj e ju kap tartakuti e merreni me birucat. I qëndroj postimeve, ju merruni me birucat.
  • Përgjigja për KM është: Nuk i organizoj protestat, po as nuk më intimidon dot me këto sajesa që i përbuz me neveri. Fuckin’ grow up, ku ju del koha të merreni.
  • Jo këtu, po në Spaç të më çoni 100 vjet nuk më përkulni dot. Ta harrojë R.

2

  • Nuk e delegoj BT. E delegova 18 muaj. Mandatin ma dha GJK dhe populli i majtë e qytetar 160 mijë vota
  • 0 shkolla
  • 0 pemë të mbjella
  • 0 investime të reja
  • 0 vendime të rëndësishme
  • 0 kredi të lëshuara, madje humbëm dhe Katarin te Bulevardi Ri, dhe BEI te Lana
  • Në pak javë që e mora u zhbllokuan 6 shkolla në shtator, +1500 kredi të buta
  • Jo se jam më i afti, po se jam zgjedhur, ndaj dhe më i përgjegjshëm
  • KM premtoi do merrej vetë, po plehrat u bënë mullar, ikën socialistët dhe sollët Dash Sulën e vogël që vinte gjoba. Pse mbaruan njerëzit që sollën fitoret me PS?
  • Riktheva Bashkinë te Socialistët e qytetarët; Etleva 24 karat socialiste e jona, e ndershme e aftë.
  • Sadi ish prefekt e deputet socialist, me kontribute si tironc e në PS.
  • Sarën që fëmijë e kam pasur në FRESSH – ka dhënë vitet më të mira në PS+BT
  • PS nuk rritet nga skorjet që hedh saliu, po nga promovimi i të rinjve brenda e jashtë PS
  • Ndaj hajt ta promovojmë Arbrin, s’është djalë i keq, por delegimin nuk e bëj më
  • Fool me once, shame on you, Fool me twice, shame on me

3

Përgjigja për Plaron

I urova të mira e të fala, po nuk pranoj afera të paligjshme.

20 muaj s’më latë asnjë këshilltar tjetër. Ti vetë vjen pas 2 vjetësh. Me kë të këshillohem unë? Me muret?

A më thua që KM cakton birucat, takimet, vizitat në spital? Ç’a më thua këshillohu?

A ju shkruajti në chat grupe për Etjenin, mos u merrni?

Plaro m’u bë shok, mik e avokat. Para vakisë ishim bashkëpunëtorë, po ngaqë ju ikët a s’ju la udhëheqësi, mbeta veç me Plaron e tani them më mirë 1 i saktë se 1000 servilë kot.

24:00 e mbyllëm. Më solli dy libra e falenderova, ai u largua me drejtorin, unë u riktheva në qeli me paterica.a.b

Nga arkivi

  • Rama bën një hap pas në fushatën e tij agresive ndaj qeverisë Kurti
  • Berisha: Rama në anën e Beogradit. Projekti i asociimit, ndërhyrja më brutale në çështjet e brendshme të Kosovës
  • Kurti, i gatshëm për bisedimë me Serbinë, por nuk shkel ligjet, biseda me Escobar dhe Hovenier, KFOR vonon përgjigjen për rrëmbimin
  • Rama, deklaratë për 3 policët e rrëmbyer, sërish kundër reagimit të Prishtinës
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq
  • “Bashkimi i dy dosjeve, shenjë e keqe dhe e rëndë për Edi Ramën”

Po ndodh

Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese tre akte të qeverisë

Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese tre akte të qeverisë

05/11/2026
Rama i përgjigjet Veliajt për letrën nga burgu, krahasimi më shumë se fyes

Rama i përgjigjet Veliajt për letrën nga burgu, krahasimi më shumë se fyes

05/11/2026
SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: U kap në Plepa, në pranga edhe ish-polici

Zbardhen bisedat e Agasit me dy shtetas izraelitë: “Vlorën e kam shoqe të ngushtë”

05/11/2026
Berisha: Balluku bëhet mur i pakalueshëm në rrugën drejt BE-së

Berisha: Balluku bëhet mur i pakalueshëm në rrugën drejt BE-së

05/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese tre akte të qeverisë

Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese tre akte të qeverisë

05/11/2026
Rama i përgjigjet Veliajt për letrën nga burgu, krahasimi më shumë se fyes

Rama i përgjigjet Veliajt për letrën nga burgu, krahasimi më shumë se fyes

05/11/2026
SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: U kap në Plepa, në pranga edhe ish-polici

Zbardhen bisedat e Agasit me dy shtetas izraelitë: “Vlorën e kam shoqe të ngushtë”

05/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.837 artikuj gjithsej