Aksident në aksin Levan-Vlorë, makina përplas 70-vjeçarin, i moshuari ndërron jetë në spital

04/11/2026 20:50

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan-Vlorë, në rrugën e vjetër, ku një automjet ka përplasur një këmbësor 70-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, automjeti drejtohej nga një 58-vjeçar me inicialet A. B., ndërsa këmbësori, Baftjar Shahaj, banues në fshatin Levan, është transportuar në Spitalin Rajonal Fier, ku ka ndërruar jetë.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia bën me dije se nga testi i alkoolit rezultoi se 58-vjeçari nuk kishte konsumuar alkool.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Top Channel