Deputeti i partisë Mundësia, Erald Kapri, ka dhënë vlerësime të forta për figurat kryesore të politikës shqiptare, gjatë intervistës në emisionin “Koha Jonë-Debat”, me Nikoll Lesin. I pyetur për Sali Berishën, Kapri e cilësoi si “të tejkaluar”, ndërsa për Flamur Nokën tha se është një kosto për PD-në. Kritikat më të ashpra i rezervoi për Taulant Ballën, të cilin e quajti mishërim të historisë më të errët të Partisë Socialiste. Ndërsa për Agron Shehajn deklarata ishte surprizuese: “Kryeministri i ardhshëm!” Kapri komentoi edhe figura të tjera politike, duke mos kursyer kritikat për Fatmir Xhafajn, Fatmir Mediun dhe deputetët e rinj.
Lesi: Çfarë përshtypje ke për sali Berishën?
Kapri: Është i tejkaluar dhe mendoj që historia do jetë shumë në dyzim kur të gjykojë atë në dekadat e ardhshme.
Lesi: Flamur Noka.
Kapri: Kosto për Partinë Demokratike.
Lesi: Gazmend Bardhi?
Kapri: I zoti, por që ka humbur shumë besueshmëri rrugës.
Lesi: Erion Braçe?
Kapri: I paplotësuar politikisht, por mendoj që asnjëherë nuk duhet të tejkalojë ambicien e vet.
Lesi: Eliza Spiropali.
Kapri: Ka kurajo jo të mjaftueshme.
Lesi: Fatmir Xhafaj?
Kapri: Duhet të ishte larguar dhe ai nga politika.
Lesi: Taulant Balla?
Kapri: Mishërimi i gjithë historisë më të errët të Partisë Socialiste që nis me partinë e punës. Mishërohen të gjitha tek Balla.
Lesi: Agron Gekmarkaj.
Kapri: Nuk po bën rolin që mund të bënte.
Lesi: Jorida Tabaku?
Kapri: Ambicioze dhe potencial.
Lesi: Agron Shehaj?
Kapri: Kryeministri i ardhshëm!
Lesi: Niko Peleshi.
Kapri: Do ta vlerësoja si një qytetar, por i nënshtruar shumë politikisht.
Lesi: Gramoz Ruçi.
Kapri: Mendoj që Gramozi dha një shembull shumë të mirë me largimin nga politika dhe mendoj që ka shumë njerëz që do ndjekin shembullin e tij.
Lesi: Fatmir Mediu?
Kapri: I tejkaluar.
Lesi: Sara Mila, deputetja më e re e parlamentit, kundërshtarja juaj. Zakonisht për femrat nuk flet keq ti.
Kapri: Po mendoj që Sara dhe shumë kolegë të saj, kolege, kolegë janë mëshirimi i gjithë krizës në të cilët ndodhet Shqipëria sot.
