Studentët ndryshojnë strategjinë e protestës, dy tubime kombëtare në javë! Protesta e radhës në 7 nëntor

4 Nëntor 2026 | 19:08

Pas më shumë se 150 ditësh në shesh, studentët kanë vendosur të ndryshojnë strategjinë e protestës, duke kaluar në një kalendar të ri organizimi me dy tubime kombëtare çdo javë.

Lëvizja studentore njofton se protestat do të zhvillohen çdo të mërkurë dhe të shtunë, në orën 14:00, duke synuar të mbajnë të vazhdueshëm presionin ndaj qeverisë dhe të zgjerojnë mobilizimin qytetar.

Protesta e parë sipas këtij kalendari është thirrur për të shtunën, më 7 nëntor, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

Në deklaratën e tyre, organizatorët theksojnë se më shumë se pesë muaj protesta nuk kanë sjellë ende përgjigje për kërkesën kryesore të lëvizjes: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Studentët e cilësojnë situatën politike në vend si një realitet autokratik dhe paralajmërojnë se përballja me qeverinë do të jetë afatgjatë. Sipas tyre, vendimi për të zhvilluar dy protesta kombëtare në javë synon të forcojë organizimin dhe t’u japë mundësi rrjetit studentor dhe mbështetësve të jenë më të mobilizuar.

Një tjetër element i rëndësishëm i qëndrimit të tyre është mbështetja për çdo protestë tjetër qytetare kundër qeverisë, pavarësisht datës kur ajo organizohet.

Në mesazhin e publikuar, studentët shprehin vendosmërinë për të mos u tërhequr, duke e lidhur kauzën e tyre me një betejë më të gjerë për demokracinë në Shqipëri.

Deklarata e plotë:

“Pas më shumë se 150 ditësh protestë të pandërprerë, pushteti në Shqipëri vazhdon të injorojë kërkesën e revoltës qytetare: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Autokracia ka lëshuar rrënjë të thella në Shqipëri dhe ne jemi të përgatitur për një betejë të gjatë. Prandaj, po hyjmë në një fazë të re organizimi.

Për t’i dhënë rrjetit studentor dhe mbështetësve tanë mundësinë të japin maksimumin në çdo ditë proteste, studentët kanë vendosur se protestat tona kombëtare do të vijojnë dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë në orën 14.00, me një intensitet që nuk mund të injorohet.

Ne vijojmë të mbështesim protestat e tjera qytetare kundër qeverisë, kurdo që të organizohen ato.

Lufta e shqiptarëve për demokraci vazhdon. Autokracia do të bjerë, ashtu siç ra edhe diktatura.”

Studentët n’protestë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Makina përplas këmbësorin në aksin Levan-Vlorë, i moshuari përfundon në spital! Shoqërohet shoferi

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të mërkurë në aksin rrugor Levan-Vlorë. Policia bën me dije se një makinë ka përplasur një këmbësor. 74-vjeçari...
18:52 | 04/11/2026

Tensione në protestë, policia shoqëron disa persona, protestuesit tentojnë të bllokojnë furgonin

Një incident është shënuar këtë të mërkurë pasdite gjatë protestës, ku efektivët e policisë kanë shoqëruar disa persona me një furgon policie. Në momentin që...
18:29 | 04/11/2026

Tre kate të shkrumbuara, çfarë la pas shpërthimi në pallatin në Elbasan (VIDEO)

Pas shpërthimit që tronditi Elbasanin, pamjet nga terreni tregojnë shkallën e lartë të shkatërrimit. Ndërtesa është kthyer në një gërmadhë, ndërsa ekipet e zjarrfikëses ndodhen ende...
18:26 | 04/11/2026