Një shpërthim I fuqishëm ndodhi në një apartament në Elbasan këtë të mërkurë, ku si pasojë u shkatërrua totalisht pallati, ndërsa pati viktima e të plagosur. Hatixhe Berisha, 83 vjeçe banore e pallatit që ndodhej në lagjen Qemal Stafa, humbi jetën. Ndërkohë u plagosën 10 të tjerë, ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur. Të plagosurit u dërguan drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Shpërthimi ishte aq I fuqishëm, sa tre kate të pallatit u bashkuan në një. Si pasojë një apartament u përfshi dhe nga flakët. Paraprakisht dyshohet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një bopmbul gazi.