“Kjo është madhështia e Fenerbahces”, Vedat Muriqi reagon pas golit ndaj Liverpoolit

Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se iu treguan Evropës sa e madhe është Fenerbahce me fitoren ndaj Liverpoolit.
Skuadra turke përmbysi rezultatin nga 1-2 në 3-2, me Muriqin që shënoi golin e fitores, vetëm disa minuta pasi u inkuadrua në vendin e Romelu Lukakut.
Pas ndeshjes, Muriqi i ka falënderuar tifozët dhe shpreson se ky triumf të jetë “pikë kthese” për Fenerin.
“Jam shumë i lumtur. Ky gol është dhuratë për tifozët. Po kalojmë disa kohë të vështira. Iu treguam sa e madhe është Fenerbahce”.

“Të gjithë e ndjenë këtë, e nisëm ndeshjen jashtëzakonisht mirë. Kishim një goditje në shtyllë, pranuam një gol të pafat, por dolëm të suksesshëm, u rikthyem. Kjo është madhështia e Fenerbahces. Sinqerisht i falënderoj të gjithë. Shpresoj që kjo fitore të jetë pikë kthese”, shtoi Muriqi.
Ndërkohë, Muriqi do të luajë edhe në vikend me Fenerbahcen para se të udhëtojë për në Kosovë për dy ndeshjet e muajit nëntor, ndaj Izraelit dhe Irlandës./Telegrafi/














































