Aktivistët Dritan Goxhaj e Edison Lika janë liruar pasi u shoqëruan forcërsht në polici mbrëmjen e sotme në protestën para kryeministrisë.
Shoqërimi i tyre ndodhi pas një përplasjeje me efektivët e policisë, të cilët u vendosën gjoba për zhvillimin e një tubimi të paligjshëm. Dy aktivistët refuzuan të pranonin fletët e gjobave, duke kundërshtuar veprimet e uniformave blu.
Më pas dhjetëra policë u përplasën me protestuesit ndërsa efektivët përdorën edhe spërkatësit me piper.