Como si në ëndërr, Douvikas bëhet golashënuesi më i mirë i Champions League

Como si në ëndërr, Douvikas bëhet golashënuesi më i mirë i Champions League

22:54, 04/11/2026

Como po përjeton një mbrëmje të jashtëzakonshme në Champions League, ndërsa protagonist absolut është Tasos Douvikas. Sulmuesi grek ka realizuar një tregolësh në përballjen ndaj Lens të fituar me goleadë 9-1, duke u ngjitur në mënyrë surprizuese në krye të renditjes së golashënuesve të kompeticionit.

Douvikas ka arritur në kuotën e gjashtë golave në vetëm katër ndeshje, duke lënë pas emra të njohur të futbollit europian. Në vendin e dytë renditet Tresoldi me pesë gola, ndërsa Harry Kane, Donyell Malen, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland kanë realizuar nga katër herë.

Një shpërthim i tillë i sulmuesit grek merr edhe më shumë rëndësi në kushtet kur Como nuk ka në dispozicion Moise Kean, i cili, sipas drejtorit sportiv Ludi, pritet të rikthehet në fund të nëntorit.

Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas nuk po vuan mungesën e tij. Douvikas po konfirmohet si një nga zbulimet e këtij sezoni europian dhe po tërheq vëmendjen me produktivitetin e tij para portës.

Nga një skuadër që kërkon të befasojë në Europë, Como tashmë ka edhe një golashënues që kryeson renditjen e Champions League, përpara disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco