Manchester City është rikthyer të fitojë pas 2 humbjeve në kampionat dhe këtë e ka bërë duke mposhtur 2-3 në Champions League Leipzig. Në dy raste gjermanët arritën të rikthenin baraspeshën, por në fund ishte i përhershmi Erling Halaand ai i cili i dha 3 pikët skuadrës së Mareseca-s.

Padyshim që rezultati më i pabesueshëm i mbrëmjes së sotme ishte ai i Como-s. Skuadra italiane ka masakruar me rezultatin 1-9 Lens-in në Francë. Douvikas dhe Nico Paz vendosën pjesën e parë, ndërsa në të dytën realizuan me radhë Da Cunha, Kempf, Douvikas sërish, Liberali, Baturina dhe në fund Papaccioli. Ky padyshim që është edhe rekord për futbollin italian, pasi asnjë skuadër në historinë e Champions League nuk kishte shënuar më shumë se 7 gola. Me 3 rrjeta kundër Lens Douvikas udhëheq edhe listën e golashënuesve me 6 gola, 1 më shumë se Halaand dhe Tresoldi.

Fitore 2-1 siguroi Dortmund-i që ia doli kundër Betis. Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, në të dytën zhbllokoi Silva dhe më pas barazoi përkohësisht Ruibal. Në vijim Karestas realizoi golin 3 pikësh për verdhezinjtë.

Me të njëjtin rezultat, 2-1, Arsenal fitoi në fushën e Slavia Prague-s. Nënkampionët e Evropës realizuan dy herë në pjesën e parë me Madueke-n dhe Gyokeres, ndërsa vendasit vetëm sa shkurtuan në minutën e 90.

Në sfidat e tjera Napoli u mposht me shifrat 4-1 kundër Porto-s. vendasit e nisën furishëm sfidën, duke zhbllokuar me Bednarek, ndërsa italianët barazuan përkohësisht me McTominay. Në pjesën e dytë Porto hyri me vendosmëri të madhe në fushë, duke gjetur rrugën e rrjetës 3 herë. Veiga riktheu portugezët në avantazh, ndërsa në vijim realizuan Kiëior dhe Samu. Për Porto-n ishin pikët e para në Champions League, ndërsa Napoli lë për të zhgënjyer dhe rrezikon shumë të kalojë fazën e grupit.

Në Holandë PSV u mposht 1-2 nga Club Brugge që u ngjit në kuotën e 9 pikëve, ndërsa në Norvegji Viking mposhti 4-1 Sabah Baku-n.

Rezultatet e mbrëmjes në Champions League

AEK                       2-3      Real Madrid

Fenerbahce           3-2      Liverpool

Dortmund              2-1       Betis

Porto                     4-1       Napoli

Lens                      1-9       Como

PSV                       1-2       Club Brugge

Leipzig                   2-3       Manchester City

Slavia Prague        1-2       Arsenal

Viking                     4-1       Sabah Baku

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:10
Como ‘pushton’ mediat evropiane, L’Equipe: Një uragan kaloi mbi Lens! ‘ABola’: Tifozët mbetën pa fjalë

"Si një uragan që kalon mbi Lens." Ja si “L'Equipe”, në versionin e saj online, përshkruan fitoren historike të Comos në Ligën e Kampionëve. Një fitore 9-1 që lë pak hapësirë ​​për interpretime të tjera. Lojtarët e Fabregasit fjalë për fjalë e shkatërruan klubin francez, i cili zuri faqen e parë të L'Equipe, këtë herë në botimin e shtypur, me një titull të ashpër: "Qesharake", ndërsa vijon: "Plotësisht apatikë, lojtarët e Lens u poshtëruan në një shkallë të paparë më herët për një klub francez në një kupë evropiane."

As ‘Le Figaro Sport’ nuk e kurseu Lens-in, duke ia kushtuar kopertinën e sotme Nico Paz: "Lens u poshtërua në një shkallë historike nga Como". Në Spanjë, ‘Marca’ ia kushtoi hapjen e faqes së saj online klubit të Comos: "Një rekord 9-1 për analet e futbollit", shkruhej në gazetë, duke theksuar suksesin e klubit italian. ‘AS’, gjithashtu në gazetën e saj online, shkroi: "Një performancë historike nga Cesc dhe Nico Paz". Gazeta portugeze ‘ABola’ gjithashtu ia kushtoi hapësirën e saj online suksesit të Comos: "Çfarë ndodhi në Lens, si e bëri Como? Diçka që i la shumë njerëz pa fjalë".