Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Peci për raportin e KE-së për Kosovën: Raport i regresit në demokraci e gjyqësor

Lulzim Peci

Drejtori i Institutit Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Lulzim Peci, ka thënë se raporti i sivjetmë i Komisionit Evropian (KE) për Kosovën, është raport i regresit. 

Ai ka thënë se Kosova në shumë kapituj ka shënuar regres. 

Ka përmendur këtu fushën e demokracisë, duke thënë se Kosova sipas raportit ka shënuar regres si pasojë e mungesës së institucioneve gjatë vitit të kaluar.  

Peci ka thënë se në këtë raport vlerësohet Kosova dhe se BE-ja nuk e shikon shumë se kush ka faj.

“Ky raport është raport i regresit për sa i përket Kosovës, nëse i shikojmë me kapituj, në 10 kapituj nuk ka fare progres ose ka regres, në 14 ka progres të kufizuar që do të thotë krejt pak, në 6 kapituj ka njëfarë progresi dhe progres të mirë ka vetëm në kapitullin 4 që ka të bëjë me lëvizjen e lirë të kapitalit, ndërsa dakordimi i politikës së jashtëm të Kosovës me atë të BE-së po ashtu ka vlerësim pozitiv, por nuk ka një notë të caktuar”, ka thënë Peci në emisionin “60 Minuta” në KTV.

Ai gjithashtu ka thënë se raporti tregon për regres edhe në fushën e gjyqësorit.

“Konsiderohet që ka mungesë progresi dhe intensifikim të ndikimeve të papërshtatshme nga ana e Qeverisë dhe politikës, po ashtu ka regres në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë, që është shumë problematike për vendin tonë, një regres konsiderohen edhe amendamentet Ligjit për Dhomat e Specializuara, por vihet në pah që presidentja e ka kthyer Ligjin prapa”, është shprehur Peci.   

Ai ka thënë se regres më të madh se Kosova nga vendet e rajonit ka vetëm Serbia, ndërkohë që Shqipëria dhe Mali i Zi, sipas tij, kanë shënuar progres dhe reforma të mëdha. 

Peci: Ndryshimi i Ligjit për Specialen ndikoi që të mos shqyrtohej aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE

6 o. më parë / 4 nën 2026 18:16
Lulzim Peci

Drejtori i Institutit Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Lulzim Peci, ka thënë se ka informacione të marra nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian (BE), që shqyrtimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, ishte afër të bëhej, por se kjo nuk u bë pasi që Kuvendi ndryshoi Ligjin për Dhomat e Specializuara. 

Sipas tij tani Qeveria është duke diskutuar me BE-në për ndryshimet e bëra. 

“Sa kam unë informacion kjo çështje ka qenë shumë aftër që të hapet atje, që Këshilli Evropian t'ia japë dritën e gjelbër Komisionit që ta japë opinionin për këtë, por një gjë e ka prishur këtë ekulibër dhe mes tjerash ka qenë  edhe kalimi i amendamenteve të Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvendin e Kosovës, tash kjo krizë disi është tejkaluar dhe ka bisedime mes BE-së dhe Qeverisë për amandamentimin e Ligjit”, ka theksuar Peci në një intervistë në emisionin “60 Minuta” në KTV. 

Ai ka thënë se nuk mund të thotë nëse kryeministri Albin Kurti ka qenë në dijeni të kësaj, pasi që nuk e ka një informacion të tillë, por ka theksuar se ka pasur një informacion nga zyrtarë të lartë të BE-së që hapja e shqyrtimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në union ka qenë afër që të bëhet.

“Tash të shohim që nëse arrijmë një marrëveshje lidhur me amendamentimin e Ligjit për Specialen, atëherë mbetet të shihet nëse kanë qenë të skata ato që na janë komunikuar”