Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prioritetet e buxhetit 2027

Gashi tregon arsyet pse s’po hiqet akciza e naftës

4 o. më parë / 4 nën 2026 21:49
Hekuran Gashi

Ekonomisti Hekuran Gashi ka treguar arsyet se pse nuk po hiqet akciza e naftës në Kosovës. 

Gashi ka thënë se si masë do të ishte problematike pasi do të uleshin të hyrat buxhetore. 

“E dyta të ardhurat që krijohen nga çmimet e rritura të derivateve, shfrytëzohen për masa me i targetu shtresat më të ndjeshme sa i përket mirëqenies ekonomike. Subvcencionimi i faturave elektrike është një prej masave...Pastaj edhe investimet në rritjen e masave efiçente”, tha Gashi në “Konfront” të KTV-së. 

Gashi ka thënë se s’mund të hiqen akciza po ashtu pa pasur një mekanizëm mbikëqyrës. 

“E heq akcizën e TVSh-në. Ndërmarrjet e mëdha importuese të naftës importojnë. E vetëm kjo përkthehet në marzhë më të madhe fitimi për to. Nuk ke mekanizma që i kontrollon”, tha Gashi. 
 

Sinanaj: Pjesa më e madhe e projekteve në projektbuxhet janë të bazuara në interesa elektorale

4 o. më parë / 4 nën 2026 21:29
Agon Sinanaj

Redaktori i gazetës Buletini ekonomik, Agon Sinanaj, ka thënë se pjesa me e madhe e projekteve në buxhetin e vitit 2027 janë të bazuar në interesa elektorale të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është në pushtet. 

Duke përmendur cilët e shpeshta zgjedhore në dy-tri vjetët e fundit, Sinanaj ka thënë se dinamika zgjedhore ndikon në keqplanifikim dhe keqmanexhim të buxhetit të shtetit.  

Sipas tij, shumë vendime qeveritare në këtë kohë janë përcaktuar për shkak të dinamikes që është zhvilluar në kuadër të fushatës elektorale. 

“Për të bërë planifikim të duhur, sepse mënyra se si do të zbatohet një projekt varet nga mënyra se si është planifikuar edhe a ka analiza apo kostbenefit të këtyre projekteve që bëhen, një pjesë e madhe e projekteve si vendosen në projektbuxhet janë të bazuara elektoralish, këtë e kemi parë edhe në qeveritë e kaluara”, është shprehur Sinanaj, duke shtuar se te Qeveria aktuale, problematike kanë qenë edhe pagesat e njëhershme nga 100 euro që janë ndarë disa herë për kategori të caktuara. 

Halilaj: Projektbuxheti për vitin 2027 është diskriminues

4 o. më parë / 4 nën 2026 21:23
Durim Halilaj

Durim Halilaj, drejtor i Financave në Komunën e Gjakovës, ka thënë se Projektbuxheti i vitit 2027 i miratuar nga Qeveria është diskriminues dhe se me të nuk do të ketë zhvillim ekonomik. 

Halilaj në “Konfront” të KTV-së ka thënë se në këtë projektbuxhet investimet kapitale janë vetëm në kategorinë e tretë. 

“Rrjedhimisht nëse vlera e Projektbuxhetit është 4.2 miliardë euro, atëherë 3 miliardë euro shkojnë në shpenzime operative rrjedhëse. Pjesa prej 1 miliard euro e investimeve kapitale, e shohim edhe në vitin 2026 ishte afërsisht e tillë...Nëse e shohim orientimin e këtij projektbuxheti, ky është buxhet konsumues. Zhvillim ekonomik nuk ka. Rritja ekonomike e Kosovës që parashihet vitin 2026 dhe që ishte në vitin 2025, sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, ishte 3.3 përkatësisht 3.6”, tha Halilaj. 

Ai ka thënë se shkalla e inflacionit tashmë është 7.8 dhe se rritja e koeficientit të pagave për nëpunësit publikë për 10 euro, që do të jetë nga 1 korriku, do të shkojë te inflacioni. 

Ai ka thënë se e sheh diskriminues, pasi nuk flitet fare për privatin. 

“Nuk është në rregull, pavarësisht se më 1 korrik parashihen të rritet pagat e shërbyesve publikë, e të merret paga e 13 nga janari. Prej kujt po i marrin paratë? Prej sektorit privat. A po diskuton kush për sektorin privat? A ka punëtorë në sektorin privat? Pse të mos kenë edhe ata pagë të 13-të? Qeveria nuk e ka orientuar absolut këtë temë. Kam pritur se duhet të ketë barazi”, tha Halilaj.