Një automjeti në pronësi të Alba Duhanxhit i është vendosur lëndë plasëse gjatë natës në Elbasan, duke bërë që makina të përfshihet nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, në lagjen “28 Nëntori”. Sipas Policisë, lënda plasëse ishte vendosur në njërën prej gomave të para të automjetit të Duhanxhit. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është dëmtuar edhe një automjet tjetër, i cili ishte i parkuar pranë makinës së Duhanxhit.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, Report TV ka siguruar pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 02:00 të datës 05.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në njërën prej gomave të para të automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. D., i cili si pasojë është përfshirë nga flakët.
Nga përhapja e flakëve është dëmtuar dhe një automjet tip “Benz”, i parkuar në afërsi të automjetit të shtetases A. D..
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.












Komente
Komento