Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në Elbasan, trupi i 69-vjeçarit nxirret pas disa orësh kërkime
Është gjetur nën rrënojat e godinës trupi i pajetë i 69-vjeçarit Hamit Ibro, i cili rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit të së mërkurës në Elbasan. Trupi i tij u nxor nga ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura në mëngjesin e kësaj të enjte, pas disa orësh kërkimesh.
Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në një apartament në lagjen “Qemal Stafa”, duke shkaktuar dëme të rënda në strukturën e godinës. Si pasojë, muret e apartamentit dhe shkallët e pallatit u shembën, ndërsa tre kate të ndërtesës u bashkuan në një.
Nga ngjarja humbi jetën edhe 82-vjeçarja Hatixhe Berisha, e cila banonte në apartamentin ngjitur me atë ku ndodhi shpërthimi.
Ndërkohë, 10 persona të tjerë, të cilët pësuan asfiksi, morën ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme në të gjithë godinën, e cila është shpallur e pabanueshme. Banorët u evakuuan nga ekipet e emergjencës, ndërsa autoritetet po marrin masa për sistemimin e tyre.
Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta, ndërsa dyshimet paraprake janë për një bombol gazi.
“MAGA ndëshkoi themeluesin e saj”, Peka: Republikanët votuan kundër Trump
Kush është Barack Obama i ri? Cenkollari zbulon senatorin që mori 100 mln dollarë mbështje
Kërkimi i 69-vjeçarit të zhdukur në Elbasan, ndërhyjnë ekspertët e xhenios! 16 persona në terren
- 22:26 Irani pret lëvizjen e radhës të Trumpit pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit
- 22:21 “Nuk e prisja këtë shkallë të humbjes së republikanëve”, Zekthi analizon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA
- 22:19 Papa pret Bob Dylan në Vatikan
- 22:12 “MAGA ndëshkoi themeluesin e saj”, Peka: Republikanët votuan kundër Trump
- 22:08 Ristani: Kandidatët demokratë nuk vinin nga establishmenti, ishin çfarëdo lloj gjëje
- 21:50 Zelenskyy mbërrin në Spanjë, takime me Sanchez dhe udhëheqës të tjerë