Pavarësisht refuzimeve të njëpasnjëshme nga ana e studentëve, kryeministri Edi Rama, sërish kërkon dialog. Edhe sot, kreu i qeverisë ka nxjerrë përpara kryeministrisë një tavolinë guri, mbi të cilën janë të vendosura disa letra me shënimin “dialog”.
Kjo është e disata herë që kreu i qeverisë refuzohet, ndërsa të rinjtë kanë vetëm një kërkesë, dorëheqjen e tij.
Të lidhura
None found
Fillimisht kreu i qeverisë para kryeministrisë nxori disa karrige mbi të cilat kishte vendosur shënimin “dialog”, por ato u thyen nga protestuesit.
Studentët çdo ditë dalin në protestë, duke hyrë nëpër fakultete për të ftuar të rinjtë e tjerë që të braktisin mësimin dhe të bashkohen në protesta.






