Lifestyle

Shitën shtëpinë dhe makinën për të udhëtuar nëpër botë me dy fëmijët, çifti tregon se…

Tuğba Kurt dhe bashkëshorti i saj morën një vendim të pazakontë: shitën shtëpinë, makinën dhe sendet personale për të financuar një udhëtim njëvjeçar nëpër botë, së bashku me dy fëmijët e tyre.

Familja turke, me vajzën Lina, 4 vjeçe, dhe djalin Bulut, 1 vjeç e gjysmë, ka vizituar 22 shtete dhe mbi 30 qytete, duke nisur aventurën nga Azia.

Të dy prindërit morën leje nga puna dhe planifikuan udhëtimin duke i dhënë përparësi sigurisë, shëndetit dhe nevojave të fëmijëve.

Tuğba tregoi për Milliyet se vendimi u kritikua nga njerëzit përreth, të cilët i paralajmëruan se po rrezikonin të ardhmen e familjes.

Megjithatë, çifti nuk u tërhoq. Sipas tyre, udhëtimi u dha fëmijëve mundësinë të njihnin kultura, gjuhë dhe mënyra të ndryshme jetese.

“Paratë mund të fitohen përsëri, sendet mund të blihen sërish, por koha që kalon nuk kthehet më”, u shpreh Tuğba. Familja thekson se, pavarësisht vështirësive, nuk është penduar për vendimin, ndërsa të dy prindërit kanë të drejtë të rikthehen në punë pas përfundimit të lejeve.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.