Egnatia e Albano Aleksit do të kërkojë surprizën ndaj Universitatea Craiova në përballjen që luhet sonte në orën 21:00, në Craiova të Rumanisë.
Kuotat e koeficientëve e vendosin Egnatian në pozitë më të vështirë se në dy ndeshjet e mëparshme të luajtura në grupet e këtij kompeticioni. Mundësitë për të fituar ose për të marrë pikë vlerësohen më të ulëta.
Të lidhura
None found
Fitorja e Universitatea Craiova kuotohet 1.40, barazimi 4.75, ndërsa një sukses i Egnatias arrin kuotën 7.50.
Megjithatë, rezultatin do ta përcaktojë fusha. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede ka treguar se mund të befasojë në Kupat e Europës.




