Një 49-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap duke transportuar një armë zjarri me motomjet në Rrugën e Elbasanit.
Në pranga ka rënë shtetasi Eduart Dushku, banues në kryeqytet, i cili sipas policisë ka precedent të theksuar për krime kundër jetës dhe armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit të motomjetit me të cilin lëvizte 49-vjeçari, policia gjeti një pistoletë me municion, të cilën dyshohet se ai do ta trafikonte.
Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua edhe një jelek antiplumb.
Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi armën e zjarrit me municion, jelekun antiplumb, motomjetin dhe celularin e të arrestuarit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.













