Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës në afërsi të Pallatit të Sportit në Elbasan. Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në qytetin e Elbasanit, në afërsi të Pallatit të Sportit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe ato të Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për neutralizimin e situatës dhe shuarjen e zjarrit.

Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe nëse bëhet fjalë për një defekt teknik apo për rrethana të tjera. Pritet që veprimet e autoriteteve të hedhin dritë mbi shkaqet e incidentit.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 02:00 të datës 05.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në njërën prej gomave të para të automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. D., i cili si pasojë është përfshirë nga flakët.

Nga përhapja e flakëve është dëmtuar dhe një automjet tip “Benz”, i parkuar në afërsi të automjetit të shtetases A. D..

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb