“Nuk të kam sjellë unë në jetë, por kam privilegjin të të rris”, Çiljeta emocionon me urimin për djalin e Alban Hoxhës: Të dua, biri im
Festë në familjen e Çiljeta Xhilagës dhe Alban Hoxhës. Djali i tyre, Beko, feston 12-vjetorin e lindjes, ndërsa këngëtarja e ka uruar me një mesazh mjaft emocionues në rrjetet sociale.
“Gëzuar ditëlindjen, shpirti im i vogël! ❤️ Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por jeta më dha privilegjin të të rris, të të dua dhe të jem pjesë e çdo hapi të rrugëtimit tënd. Gjatë jetës kam kuptuar se dashuria nuk matet me gjak, por me zemër, me përkushtim dhe me gjithë ato ndjenja që të lidhin me dikë përtej çdo lidhjeje biologjike. Uroj që jeta të të buzëqeshë gjithmonë, të të ruajë nga çdo e keqe dhe të të dhurojë gjithë lumturinë që meriton. Të dua pa fund,biri im i zgjuar i matur dhe kokforti shtëpisë sonë Beko! ❤️“, shkruan Çiljeta.
Historia e tyre është mjaft e veçantë. Çiljeta u bë pjesë e jetës së Alban Hoxhës pas humbjes së bashkëshortes së tij, e cila ndërroi jetë gjatë lindjes së Bekos. Që prej asaj kohe, këngëtarja ka qenë një figurë e rëndësishme në rritjen dhe edukimin e tij.
Gjatë pjesëmarrjes në “Ferma VIP”, Çiljeta tregoi se ishte vetë Beko ai që kishte kërkuar ta thërriste “mami”. Ajo kujtoi emocionet e atij momenti, duke treguar se fillimisht i kishte kërkuar të merrte edhe miratimin e familjarëve.
/vizionplus.tv




