Pas kapjes së autorit, vihet në pranga dhe bashkëpunëtori i disa vjedhje të kryera në Kavajë

5 Nëntor 2026 | 09:38

Policia e Kavajës ka vënë në pranga bashkëpunëtorin e autorit të dyshuar për 5 raste të vjedhjeve në Kavajë. Bëhet fjalë për Andi Sterniqi, 31 vjeç banues në Kavajë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për vjedhje, pasi Prokuroria ka nxjerrë urdhër ndalimi më datë 19.10.2026.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 04.10.2026 – 27.10.2026, ka vjedhur sende/pajisje të ndryshme në 3 banesa, 1 dyqan dhe 1 automjet, në lagje të ndryshme në Kavajë.

Ndërsa autori Demir Buthi, u vu në pranga 5 ditë më parë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mure të shembura dhe apartamente të shkrumbuara, si duket një ditë pas shpërthimit pallati në Elbasan (VIDEO)

Euronews sjell pamjet nga pallati pesëkatësh në Elbasan, ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm një ditë më parë. Mure të shembura, tulla, beton dhe xhama të...
09:40 | 05/11/2026

Vau i Dejës, arrestohet 57-vjeçari për kultivim kanabisi dhe prodhim droge

Një 57-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Vila”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës, pas disa muajsh hetime...
09:35 | 05/11/2026

Erjon Vishkulli përgatitet për operacionin vendimtar, ja mesazhi i 28-vjeçarit

28-vjeçari Erjon Vishkulli, i cili u dëmtua në sy gjatë protestave në Tiranë, ka njoftuar se më 11 nëntor do t’i nënshtrohet ndërhyrjes së dytë...
09:10 | 05/11/2026