Thursday / November 5 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Tërhiqen financat, dividendi i 2026-s do paguajë tatim 8%, niveli i ri fillon me fitimin e 2027

Share Share Icon

Ndryshe nga sa Ministria e Financave tha fillimisht, se çdo dividend i shpërndarë nga janari 2027 do tatohej me 15%, pavarësisht kohës kur ishte gjeneruar fitimi, Ministri i Financave Petrit Malaj ka konfirmuar në Komisionin e Ekonomisë skemën e re.

Sqarimi i tij erdhi pas insistimit të deputetit të Partisë demokratike Igli Cara në Komisionin e Ekonomisë. “Kompanitë që ndajnë dividendin vitin e ardhshëm nga 8% që e kishin planifikuar, ju thoni që nga viti 2027, të gjithë fitimin që do e ndajnë do e paguajnë me 15%. Ka disa kompani që për arsye investimesh nuk kanë bërë ndarje dividendi prej vitesh. Të paktën për vitin e fundit ju duket normale që pa e planifikuar më parë, pa u lajmëruar subjektet në fund të vitit të lajmërohen që dividend nuk do ta kenë më 8%, por do ta kenë 15%, sepse ata mund të kenë bërë planifikime dhe kjo nuk është fare normale”, tha ai.

Ministri Malaj ka sqaruar se si funksionon kalendari i dividendit. “Për dividendin e vitit 2026, pasi të mbyllen pasqyrat financiare, deri në korrik të 2027-s bizneset do të përcaktojnë se çfarë do të bëjnë me fitimin e vitit 2026, do ta trashëgojnë për vitet pasardhëse për të kryer investime ose për të mbuluar humbjet e viteve të mëvonshme apo duan ta shpërndarje si dividend. Dhe në momentin që ata marrin vendimin në 31 korrik, që do ta shpërndajnë si dividend, dividendin duhet ta paguajnë brenda datës 20 gusht 2027. Kjo do të thotë që norma do të jetë me nivelin aktual prej 8%, se ky ligj hyn në fuqi nga 1 janari 2027. Dmth dividendin e fitimeve të 2027-s do ta paguajnë në gusht të vitit 2028”, tha Malaj. “Dividendët që nuk janë shpërndarë akoma e kanë paguar tashmë pjesën e tatimit mbi dividendin”, sqaroi ai.

Paketa e re fiskale për vitin 2027, që parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%.

Ministria e Financave argumentoi në relacionin e projektligjit që shoqëron ndryshimin se rritja e tatimit mbi dividendin synon unifikimin e tij me tatimin mbi të ardhurat e tjera nga investimet, të cilat aktualisht tatohen me 15%.

Një tjetër argument i Ministrisë së Financave është nxitja e riinvestimit të fitimeve. Sipas relacionit, rritja e tatimit mbi dividendin dekurajon tërheqjen e fitimeve për konsum dhe nxit mbajtjen e tyre në kompani për zgjerimin e aktivitetit, modernizimin teknologjik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Fitimet që mbeten në kompani nuk i nënshtrohen tatimit mbi dividendin për sa kohë nuk shpërndahen, ndërsa për fitimet e shpërndara do të zbatohet norma e re prej 15%, nëse projektligji miratohet.

Sipas relacionit, norma më e ulët prej 8% për dividendët mund të krijojë mundësi për arbitrazh tatimor, përmes deklarimit të pagave më të ulëta nga ortakët apo drejtuesit e kompanive dhe tërheqjes së një pjese më të madhe të të ardhurave si dividend. Për këtë arsye paketa përfshin edhe ndryshime ligjore për të parandaluar shpërndarjen e tërthortë të fitimit pa paguar tatimin përkatës. Ligji aktual përfshin në përkufizimin e dividendit të ardhurat nga aksionet dhe kuotat, shpërndarjen e fitimeve, si dhe rastet kur fitimet e pashpërndara, pasi janë kapitalizuar, u kalohen ortakëve përmes zvogëlimit të kapitalit. Me ndryshimin e propozuar, këtij përkufizimi i shtohen shprehimisht edhe shumat që kompanitë u japin ortakëve apo aksionarëve në formën e huave, paradhënieve ose financimeve të tjera, kur ato nuk përfaqësojnë transaksione financiare reale, por në thelb janë shpërndarje të tërthorta të fitimit.

Rritja e tatimit mbi dividendin, tatimet do të trajtojnë si shpërndarje fitimi dhe huatë për ortakët

 

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Malaj: Parashikohen 2.2 mld euro investime publike, 100 mln euro pagesa për koncesionet

Gjatë diskutimeve në Komisionin Parlamentar, Ministri i Financave Petrit Malaj prezantoi prioritetet kryesore të projektbuxhetit të ri, duke u ndal...

59 minutes më parë 6 Min Lexim

Ulen çmimet e karburanteve, nafta me 6 lekë dhe benzina me 3 lekë për litër

Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve më 5 nëntor, vetëm një ditë pas vendimit të mëparshëm. Çmimi maksimal i naftës me...

1 hour më parë 1 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!