Melania Trump pret sot përfaqësuesit e Rusisë dhe Ukrainës në Shtëpinë e Bardhë
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, pritet të presë të enjten në Shtëpinë e Bardhë përfaqësues nga Rusia dhe Ukraina, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës mes dy vendeve. Takimi zhvillohet përpara bisedimeve trepalëshe që pritet të mbahen në Abu Dhabi.
Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, në takim pritet të marrin pjesë këshilltari i Moskës për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar, Kirill Dmitriev, si dhe komisionerja për të drejtat e njeriut, Yana Lantratova. Pjesëmarrja e tyre mbetet e kushtëzuar nga përfundimi i marrëveshjeve logjistike.
Nga ana tjetër, Avokati i Popullit i Ukrainës, Dmytro Lubinets, ka konfirmuar gjithashtu udhëtimin drejt Uashingtonit, ku do të zhvillojë një takim me Melania Trump.
Përmes një postimi në Facebook, Lubinets bëri të ditur se e presin takime të rëndësishme, ndërsa u kërkoi qytetarëve të ndajnë mesazhet që do të dëshironin t’i përcillnin Zonjës së Parë amerikane.
Më herët, zyra e Melania Trump deklaroi se ajo do të mbledhë personalisht në Shtëpinë e Bardhë përfaqësuesit e Rusisë dhe Ukrainës, dy vende që vijojnë të jenë në konflikt të armatosur.
Takimi zhvillohet në një moment të rëndësishëm për përpjekjet diplomatike, ndërsa lufta në Ukrainë vijon dhe afrimi i fundit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut rus Vladimir Putin ka ngritur shqetësime në Kiev lidhur me qëndrimin e ardhshëm të Uashingtonit ndaj Ukrainës.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë të ditur se ka zhvilluar bisedime të detajuara, që zgjatën rreth një orë e gjysmë, me të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
Anija e mbytur më e vjetër në botë, e gjetur në brigjet e Turqisë, hyn në Librin e Rekordeve Guinness
Irani, tre anije të tjera në flakë në Ngushticën e Hormuzit
Abdul El-Sayed reagon pas komenteve të Trump dhe Vance: Nuk e dija se do të bëhesha protagonist i zgjedhjeve të mesmandatit
- 09:44 Shtyhet seanca ndaj Adriatik Llallës, ish-kryeprokurori kërkon parashkrimin e dënimit
- 09:44 Rasti i Arlinda Zekajt, aktivistet kërkojnë takim me kryeprokurorin e shtetit
- 09:40 Mure të shembura dhe apartamente të shkrumbuara, si duket një ditë pas shpërthimit pallati në Elbasan (VIDEO)
- 09:38 Pas kapjes së autorit, vihet në pranga dhe bashkëpunëtori i disa vjedhje të kryera në Kavajë
- 09:38 Anija e mbytur më e vjetër në botë, e gjetur në brigjet e Turqisë, hyn në Librin e Rekordeve Guinness
- 09:35 Vau i Dejës, arrestohet 57-vjeçari për kultivim kanabisi dhe prodhim droge