Fiton 847 milionë dollarë në Powerball, taksat i ulin ndjeshëm përfitimin burrit nga New Jersey

Xhekpoti i dytë më i madh i vitit në Powerball i shkoi një burri nga New Jersey. Ai siguroi çmimin prej 847 milionë dollarësh në shortin e së mërkurës në mbrëmje, më 4 nëntor.

Për të tërhequr fitimin, ai mund të zgjedhë mes dy mënyrave: shpërndarjes së 847 milionë dollarëve në këste vjetore për 30 vjet ose marrjes menjëherë të 363.1 milionë dollarëve. Shumica e fituesve parapëlqejnë pagesën e menjëhershme.

Të lidhura

None found

Por vlera që do t’i kalojë në llogarinë bankare do të jetë shumë më e ulët, pasi të zbriten detyrimet tatimore, sipas Forbes.

Nëse vendos të marrë 363.1 milionë dollarët njëherësh, zbritja e detyrueshme prej 24% për taksat federale do t’i lërë rreth 276 milionë dollarë. Me aplikimin e normës më të lartë federale, prej 37%, përfitimi neto do të zbresë në 228.7 milionë dollarë, pa llogaritur ende taksat shtetërore.

Zgjedhja e kësteve vjetore do të nënkuptonte mesatarisht 28.23 milionë dollarë në vit. Pas tatimit federal prej 37%, secila pagesë do të ulej në rreth 17.8 milionë dollarë.

Përveç detyrimeve federale, New Jersey vendos taksa shtetërore mbi fitimet nga lotaria që tejkalojnë 10,000 dollarë, duke mbajtur automatikisht 8%. Kjo do të thotë se fituesit mund t’i mbetet në fund një shumë edhe më e vogël.


Shtuar më 5.11.2026 09:54

Quantcast