Fluturimi Dublin-Romë devijohet në bazën ajrore franceze pas një alarmi për bombë në bord

5 Nëntor 2026 | 10:00

Një avion i kompanisë irlandeze Aer Lingus, i tipit Airbus, që udhëtonte nga Dublini drejt Romës, është devijuar drejt Francës pas një alarmi për bombë në bord.

Sipas një deklarate të zyrës së kryeministrit francez, Sébastien Lecornu, situata po monitorohet nga autoritetet.

Forcat Ajrore Franceze konfirmuan se kishin ngritur në ajër avionë ushtarakë menjëherë pas raportimit të kërcënimit.

“Avioni është devijuar dhe po shoqërohet drejt aeroportit të Évreux”, në perëndim të Parisit, bëri të ditur Forca Ajrore Franceze.

Ndërkohë, të dhënat nga platformat e gjurmimit të fluturimeve tregojnë se avioni i përket kompanisë kombëtare irlandeze Aer Lingus.

Incidenti vjen vetëm një ditë pasi rreth 10 fluturime evropiane u përballën me kërcënime për bombë. Këto paralajmërime shkaktuan ndërprerjen e përkohshme të aktivitetit në një aeroport të Varshavës, si dhe ngritjen në ajër të avionëve ushtarakë në Romë, sipas autoriteteve.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera apo nëse në bordin e avionit është konstatuar ndonjë mjet shpërthyes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Valë kërcënimesh me bombë në aeroportet evropiane, devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët ushtarakë

Një valë kërcënimesh të dyshuara me bombë ka shkaktuar alarm në disa aeroporte evropiane këtë të enjte, duke detyruar devijimin e fluturimeve dhe ndërhyrjen e...
11:25 | 05/11/2026

Alarmi për bombë në fluturimin nga Dublini në Romë, 8 kërcënime në Evropë një ditë më parë

Një avion Aer Lingus A320 që operonte fluturimin Dublin-Romë u devijua në bazën ajrore Evreux në Normandi pas një kërcënimi me bombë, njoftoi zyra e...
10:37 | 05/11/2026

Shefi italian i kuzhinës pushohet nga puna pasi refuzoi të vendoste ananas në picë

Një shef kuzhine italian i pushuar nga puna në një restorant në Brisbane kishte refuzuar të vendoste ananas në picë sepse kjo ishte një “fyerje...
10:20 | 05/11/2026