Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Kryemadhi është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”

Kryemadhi nuk ka mbajtur një komunikim për mediat, ndërsa ka bërë vetëm një koment të shkurtër, “Mirë mëngjes, dielli shkëlqen”.

Ndaj Kryemadhi është vendosur masa “detyrim paraqitje”, ndërsa po hetohet në një dosje të përbashkët me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, për akuza që përfshijnë korrupsionin, pastrimin e parave dhe fshehjen e pasurisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb