Kurti në 10-vjetorin e vdekjes së Deharit: Ende nuk dihet kush e vrau

Kryeministri Albin Kurti vizitoi varrin e Astrit Deharit dhe bëri homazhe në përvjetorin e dhjetë të vdekjes së tij.

Kurti tha se një dekadë pa Astritin është tepër e gjatë për familjen, Vetëvendosjen, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që e njohën, por edhe për Republikën e Kosovës e shqiptarët. Sipas tij, e vërteta për vdekjen e Deharit dhe drejtësia për të mungojnë ende: edhe pas 10 vjetësh nuk dihet emri i vrasësit, ndërsa në rast janë ndërruar pesë prokurorë.

Të lidhura

None found

Ai kritikoi institucionet për nxitimin që, pak pas vdekjes, të shpallnin përfundime rreth rastit, pa kërkuar përgjegjësi nga vrasësi.

Kurti e përshkroi Deharin si njeri shumë punëtor dhe student të palodhur, që studionte edhe fusha jashtë specializimit të vet. Ai shtoi se, megjithëse ishte i ri, edhe më të moshuarit mësonin prej tij. Dehari u mungon shumë, tha Kurti, duke theksuar se kërkimi i drejtësisë nuk do të ndalet dhe se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me të gjitha institucionet për zbardhjen e vdekjes së tij.


Shtuar më 5.11.2026 10:25

Quantcast