Shpërthimi i bombolës së gazit që shkatërroi disa apartamente dhe la pas dy viktima, mbërrijnë ekspertët për vlerësimin e ndërtesës në Elbasan Një 20-vjeçar është arrestuar në flagrancë në qytetin e Lezhës, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë dhe dyshohet se posedonte 600 gramë Cannabis Sativa me qëllim shitjen.
Policia e Lezhës bëri të ditur se arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Reagimi”, të finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit.
I riu, i identifikuar si Gentjan Tanushi, banues në Lezhë, u lokalizua nga shërbimet e Policisë në qytet. Sapo ka konstatuar praninë e efektivëve, ai ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe arrestuar.
Gjatë kontrollit fizik, 20-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak. Ndërsa gjatë kontrollit të automjetit që përdorte, Policia zbuloi 600 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pistoleta, municioni luftarak, lënda narkotike, dy celularë dhe automjeti.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.
Top Channel