E enjte, 5 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Videoja që ngriti pikëpyetje për ndërhyrjen e zjarrfikësve në Elbasan, shefi sqaron pamjet: Ishte momenti i rimbushjes me ujë

Një video e publikuar nga momentet e ndërhyrjes së zjarrfikësve gjatë tragjedisë së ndodhur në një pallat në Elbasan ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si u menaxhua situata. Pamjet kanë nxitur reagime, ndërsa për këtë çështje ka dhënë shpjegime edhe shefi i shërbimit zjarrfikës në qytet.

VIDEO- Emirion Sota sqaron pamjet: Ishte momenti i rimbushjes me ujë

I pyetur për videon, Emirion Sota deklaroi se pamjet tregojnë vetëm disa sekonda nga momenti i rimbushjes së mjetit zjarrfikës me ujë dhe rikthimit të presionit. Sipas tij, bëhet fjalë për një moment të shkëputur nga operacioni dhe jo për gjithë ndërhyrjen në vendngjarje.

“Me gjithë respektin për median, Bashkia Elbasan disponon tetë mjete, nga të cilat gjashtë mjete luftuese me pompë centrifugale, një autobot dhe një autoshkallë. Bashkia e Elbasanit disponon të gjitha mjetet e nevojshme për situata të tilla. Në respektin tuaj, nuk mund të hedhim poshtë punën e të gjithë atyre punonjësve që sakrifikuan jetën e tyre për të shpëtuar jetët e të tjerëve dhe besoj se e përmbushën misionin. Ajo është një video pak sekondash, që tregon momentin e karikimit të mjetit me ujë, siç e quajmë ne, pasi mjeti ishte pak larg. Është kapur momenti fillestar i karikimit të presionit.”, tha Sota.

Reklamë

Ndërkohë, tragjedia në lagjen “Qemal Stafa” u mori jetën dy personave dhe la të dëmtuar 10 banorë të tjerë. Shkaqet e plota të shpërthimit dhe zjarrit vijojnë të hetohen nga Prokuroria, ndërsa dyshimet paraprake janë për një përqendrim të lartë gazi në banesën ku ndodhi shpërthimi.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.