Lëvizte i armatosur dhe me drogë në makinë, arrestohet 20-vjeçari në Lezhë
Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës, pasi po lëvizte i armatosur me një pistoletë dhe posedonte 600 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, të cilën dyshohet se e kishte me qëllim shitjen.
Policia bën të ditur se arrestimi i të riut u krye në kuadër të operacionit të koduar “Reagimi”, pas administrimit të informacioneve se ai lëvizte i armatosur dhe shiste lëndë narkotike.
20-vjeçari është lokalizuar nga shërbimet e Policisë në qytetin e Lezhës. Sapo ka vënë re efektivët, ai ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe arrestuar.
“Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak. Ndërsa gjatë kontrollit në automjetin që përdorte, u gjetën 600 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit, lënda narkotike, dy telefona celularë dhe automjeti i të riut”, njofton policia.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.
Shpërthimi në Elbasan, shefi i Shërbimit Zjarrfikës: Si i nxorëm banorët nga katet e sipërme me autoshkallë
Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, Policia vendos 31 gjoba dhe procedon penalisht dy persona
Policia del me njoftim zyrtar për shpërthimin në Elbasan: Dyshohet prania e tepërt e gazit në banesë
- 10:48 Gjashtë vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së
- 10:47 Shpërthimi në Elbasan, shefi i Shërbimit Zjarrfikës: Si i nxorëm banorët nga katet e sipërme me autoshkallë
- 10:37 Alarmi për bombë në fluturimin nga Dublini në Romë, 8 kërcënime në Evropë një ditë më parë
- 10:25 Bernie Sanders: Trump duhet të mbajë përgjegjësi pas humbjes në zgjedhje
- 10:20 Shefi italian i kuzhinës pushohet nga puna pasi refuzoi të vendoste ananas në picë
- 10:19 Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, Policia vendos 31 gjoba dhe procedon penalisht dy persona