Vendi
Panik gjatë natës në Elbasan, shpërthen në flakë një automjet pranë Pallatit të Sportit
Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në afërsi të Pallatit të Sportit në Elbasan, duke shkaktuar panik në zonë.
VIDEO- shpërthen në flakë një automjeti në Elbasan
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse dhe Policia, të cilat ndërhynë për shuarjen e zjarrit dhe menaxhimin e situatës.
Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Reklamë
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet që hetimet e autoriteteve të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për një defekt teknik apo për rrethana të tjera.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




